Presidentja Jahjaga u takua me Presidentin Barak Obama

Washington, 29 shtator - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga mori pjesë në pritjen tradicionale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zotëri Barak Obama, për liderët e shteteve pjesëmarrëse në sesionin e rregullt vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.