10 Janar 2025

Presidentja Jahjaga u takua me komisionerin, Stefan Fyle

Prishtinë, 19 korrik - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e shoqëruar nga ambasadori i Republikës së Kosovës zotëri Ilir Dugolli dhe stafi i saj, pati një darkë pune në Bruksel me komisionerin për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Stefan Fyle, i shoqëruar nga përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar dhe zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Drejtoratit për Zgjerim të Komisionit Evropian, zotëri Joost Korte si dhe Drejtori për Ballkan Pierre Mirel.

Në këtë takim u bisedua për të gjitha aspektet e rrugës së integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, me vështrim të veçantë në plotësimin e kushteve të nevojshme për studimin e fizibilitetit.

Është biseduar për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel dhe për zbatimin e këtyre marrëveshjeve, për integrimin e komuniteteve dhe për vazhdimin e misionit ndërkombëtarë pas përfundimit të fazës së mbikëqyrjes së pavarësisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)