Presidentja Jahjaga u takua me administratorin e USAID, Rajiv Shah
Prishtinë, 12 qershor - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, u takua me administratorin e USAID, zotëri Rajiv Shah, në kuadër të konferencës Frontiers of Development që po zhvillohet në Washington të SHBA-së.
Presidentja Jahjaga e ka vlerësuar ndihmën që USAID-i i ka dhënë dhe vazhdon ti jap Kosovës në fusha të ndryshme. Ajo tha se SHBA-ja vazhdon të jetë aleati më i rëndësishëm i Republikës së Kosovës dhe mbështetës i fuqishëm i zhvillimit, demokratizimit dhe shtet ndërtimit.
Presidentja Jahjaga dhe zotëri Shah biseduan edhe për aktualitetin në Kosovë si dhe për organizimin e konferencës ndërkombëtare për rolin e gruas në shoqëri që do të zhvillohej në Kosovë.
Administratori i USAID-it, Rajiv Shah, theksoi se ndihma për projekte të caktuara në Kosovë do të vazhdojë edhe më tutje dhe vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira që organizata e tij ka me Republikën e Kosovës.