11 Janar 2025

Presidentja Jahjaga u prit nga Kryeministri Berisha

Tiranë, 23 nëntor - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, u prit sot në Kryeministrinë e Republikës së Shqipërisë, nga kryeministri zotëri Sali Berisha, pas përurimit të shtatores së atdhetarit dhe patriotit Hasan Prishtina në Tiranë.

Presidentja Jahjaga dhe kryeministri Berisha theksuan rëndësinë e nderimit dhe të vlerësimit të veprimtarëve, atdhetarëve dhe intelektualëve shqiptarë, figurave të shquara të kombit shqiptar.

Të dy bashkëbiseduesit theksuan se në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë nderimi i figurave historike ka një rëndësi të veçantë dhe rivendos të vërtetat historike për gjithë ata që kontribuuan në krijimin e shtetit dhe në forcimin e  kombit shqiptar.

Presidentja Jahjaga theksoi se eshtrat e Hasan Prishtinës dhe të gjithë atdhetarëve dhe të veprimtarëve të Kosovës do të kthehen në atdhe.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Zonja Atifete Jahjaga gjatë qëndrimit të saj në Tiranë pati një drekë pune me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, zotëri Bujar Nishani, si dhe e vizitoi Muzeun Historik Kombëtar ku me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë janë të ekspozuar shpatat dhe përkrenarja e Skënderbeut. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)