11 Janar 2025

Presidentja Jahjaga takoi komunitetin shqiptar në Turqi

Stamboll, 11 prill - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, gjatë vizitës së Turqi, ku mori pjesë në Samitin Ekonomik të Euro-Azisë, mori pjesë në një mbrëmje organizuar me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Turqi.

Në takim ishte i pranishme dhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z.Bujar Nishani.

Duke folur në këtë rast, Presidentja Jahjaga theksoi "Është kënaqësi e veçantë që me Presidentin Nishani të jem këtu së bashku me juve, përfaqësues të komunitetit shqiptar, që me vite, si qytetarë të barabartë të Republikës së Turqisë, jetoni, punoni, shkolloheni dhe që me krenari e keni theksuar prejardhjen tuaj kombëtare, shqiptare."

Jahjaga ka thënë se në çdo udhëtim që ka jashtë vendit gjithmonë takon bashkatdhetarët dhe ndjehet mirë për sukseset e tyre, për atë se si ata përfaqësojn kombin dhe atdheun.

"Me punën tuaj të palodhshme dhe të dinjitetshme, keni arritur majat e suksesit duke kontribuar në shoqëritë e vendeve ku jetoni dhe duke treguar vlerat e popullit tonë shqiptar."

Brez pas brezi, mërgata shqiptare e Turqisë ka qenë e rëndësishme dhe ka ndihmuar çështjen kombëtare, i ka dhënë përkrahje lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
 
"Ne si dy vende sovrane dhe të pavarura në këtë pjesë të Evropës Juglindore jemi të përcaktuar të shohim drejt së ardhmes, të ndërtojmë bashkëpunime të frytshme që kontribuojnë në mirëqenien e secilit qytetar, në zhvillimin ekonomik dhe të përgjithshëm të vendeve tona", ka thënë Jahjaga.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)