14 Janar 2025

Presidentja Jahjaga nis viziten në Jordani

Amman, 19 shkurt - Presidentja e Republikës së Kosovës, në ditën e parë të vizitës zyrtare në Mbretërinë Hashemite të Jordanisë, ku po qëndron me ftesë zyrtare të Mbretit Abdullah, ka vizituar sot shkollën e mesme Mahis.

Kjo shkollë është pjesë e nismës Madrasati të lansuar nga Mbretëresha Rania e Jordanisë dhe për synim ka ndryshimin e gjendjes në shkolla të cilat kanë nevojë për asistencë dhe prek mbi 250 mijë nxënës.

Presidentja Jahjaga u prit nga udhëheqja e shkollës, që numëron mbi 560 nxënës të ciklit të mesëm, të cilët kanë përfituar nga nisma Madrasati.

Ajo u njoftua me kushtet dhe me programin mësimor në shkollë si dhe me të arriturat që prej fillimit të zbatimit të nismës së mbretëreshës Rania të Jordanisë për ndryshimin e gjendjes në shkollat e vendit.

Presidentja Jahjaga, duke falënderuar për mikpritjen e ngrohtë, theksoi se edukimi është çelës i zhvillimit të secilës shoqëri dhe se përmes shkollimit cilësor mund të arrihet përparimi që garanton qëndrueshmëri.

Ajo tha se shkollimi dhe edukimi i vajzave ka një rëndësi të veçantë për shoqërinë sepse ato janë shtyllat e familjeve dhe bartëse të procesit të edukimit tek gjeneratat e reja, dhe theksoi se në disa vende të botës vajzat janë ende të privuara nga e drejta e shkollimit.

Presidentja Jahjaga theksoi se shembulli i shkollës Mahis duhet të shërbejë si një inspirim dhe inkurajim për shumë vajza të reja në botë.

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, gjatë qëndrimit në Mbretërinë Hashemite të Jordanisë, do të takohet me Mbretin Abdullah, me ftesë të të cilit edhe po e viziton këtë shtet, si dhe kryeministrin e vendit, dr. Abdullah Ensour.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)