12 Janar 2025

Presidentja Jahjaga në Samitin e presidentëve në Bratisllavë

Bratisllavë, 12 qershor - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga mori pjesë në darkën solemne të organizuar nga Presidenti i Republikës së Sllovakisë, Ivan Gasparovic, mikpritës i Samitit të 18-të të presidentëve të Evropës Qendrore. 

Presidenti i Sllovakisë, z.Gasparovic, u dëshiroi mirëseardhje mysafirëve të lartë. Në darkën solemne, një fjalë rasti e mbajti presidenti i Këshillit të Evropës Herman van Rompuy, si dhe presidenti i Austrisë, Hans Fischer.

Samiti i presidentëve të Evropës Qendrore fillon nesër dhe në të pjesëmarrës janë 20 presidentë të shteteve nga Evropa Qendrore, Evropa Juglindore dhe ajo Lindore.

Gjatë ditës së nesërme, Samitit do t’i drejtohet me një fjalim Presidentja Atifete Jahjaga.

Në mesin e presidentëve të vendeve të Evropës Juglindore pjesëmarrës në samit janë edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, ai i Malit të Zi, FIlip Vujanoviq, presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviq, presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, dhe presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)