Presidentja Jahjaga në konferencën për Siguri në Gjermani
Mynih, 1 shkurt - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, udhëtoi dje për në Gjermani.
Ajo do të marrë pjesë në Konferencën e 49-të për Siguri që do të organizohet në qytetin e Mynihut.
Në konferencë do ta marrin pjesë udhëheqës shtetesh dhe personalitete të ndryshme nga e gjithë bota.