Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan uron presidenten Osmani
Ankara, 6 prill - Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka Vjosa Osmani-Sadriun për zgjedhjen e saj për presidente të Kosovës.
Sipas një njoftimi nga Drejtoria e Komunikimit e Turqisë, liderët e Turqisë dhe Kosovës në një bisedë telefonike diskutuan zhvillimet rajonale, si dhe me marrëdhëniet dypalëshe.
Duke theksuar se shoqëria turke është një pjesë e domosdoshme e strukturës multi-kulturore të Kosovës dhe luan një rol konstruktiv në krijimin e një qeverie të re dhe procesin e zgjedhjeve, presidenti Erdogan tha se ai beson se marrëdhëniet vëllazërore të të dy vendeve, me rrënjët e tyre në histori, do të forcohen më tej në ditët e ardhshme.
Erdogan po ashtu tha se bashkëpunimi shumë-dimensional midis Turqisë dhe Kosovës kontribuon në paqen dhe stabilitetin në Ballkan.