Presidenti turk kritikoi Traktatin i cili cakton kufijtë e Turqisë
Ankara, 1 tetor - Presidenti Rexhep Erdogan kritikoi Traktatin Paqësor të vitit 1923 nga Lozana, me të cilin u ligjësua shpërbërja juridike e Perandorisë Osmane dhe u caktuan kufijtë e sotme të Turqisë.
Në një fjalim publik presidenti tha, se në Lozana pala turke nuk arriti të mbrojë interesat e veta kombëtare dhe me këtë marrëveshje Greqisë iu dhanë ishujt në Detin Egje, ku ka xhami dhe shenjtrore turke.
Në Athinë komentuan, se deklarata e presidentit Erdogan ngarkon edhe më klimën e vështirë të marrëdhënieve midis Greqisë dhe Turqisë.