23 Dhjetor 2024

Presidenti Trump del nga spitali

Washington, 6 tetor - Pas 72 orësh në spital, Presidenti Donald Trump u kthye në Shtëpinë e Bardhë të hënën në mbrëmje.

Presidenti nuk dha komente për gazetarët kur iu drejtua makinës që e dërgoi tek helikopteri presidencial në oborrin e spitalit.

Ai gjithashtu nuk foli për shtypin kur mbërriti në Shtëpinë e Bardhë, por u ngjit në shkallët e pjesës jugore dhe qëndroi për më shumë se një minutë në ballkon, duke përshëndetur largimin e helikopterit presidencial.

“Megjithëse nuk është krejtësisht jashtë rrezikut, unë dhe ekipi mjekësor jemi të mendimit se analiza e gjendjes së tij të përgjithshme, mbështesin kthimin e tij”, në Shtëpinë e Bardhë, ku një ekip mjekësor dhe pajisje të sofistikuara mjekësore do të jenë në dispozicion të nevojave shëndetësore të presidentit 24 orë në ditë, tha në një konferencë për shtyp të hënën pasdite Dr. Sean Conley, mjeku kryesor i presidentit.

“Çdo ditë që një pacient qëndron në spital pa qenë e nevojshme, përbën kërcënim ndaj tij. Aktualisht këtu në spital nuk po bëjmë asgjë që nuk mund ta bëjmë fare mirë në Shtëpinë e Bardhë”, tha mjeku.

Presidenti njoftoi përmes Twitter-it se të hënën në mbrëmje do të dalë nga spitali.

“Do të dal nga qendra e mrekullueshme spitalore Walter Reed në ora 18:30. Ndjehem shumë mirë! Mos kini frikë nga COVID-i. Mos e lini t’ju kontrollojë jetën. Administrata Trump ka zhvilluar njohuri dhe mjekime të mrekullueshme. Ndjehem më mirë se 20 vjet më parë!”, tha presidenti.

Dr. Conley, mjek i përgjithshëm dhe komandant në Marinën Ushtarake amerikane, foli për gazetarët në oborrin e spitalit, por nuk pranoi të jepte shpjegime kur u pyet ndër të tjera për gjendjen e mushkërive të presidentit. Mjeku tha se nuk mund të ofronte informacione të tilla si rezultat i rregullave për privatësinë e pacientit.

Presidenti po mjekohet me një kurë me steroide që zakonisht nuk jepet kur pacienti po kalon simptoma të lehta ose të moderuara të COVID-19. Ai po ashtu po merr Remdesivir, një ilaç antiviral.

Mjekët e presidentit kanë thënë se kanë “optimizëm të matur dhe jemi në gatishmëri, sepse jemi në rrethana të panjohura pasi po e mjekojmë me ilaçe që nuk i jepen zakonisht pacientit kaq herët pas shfaqjes së sëmundjes”, tha Dr. Conley.

“Nëse e kalojmë të hënën me të njëjtat ritme përmirësimi, do të hedhim hapin e fundit dhe do të marrim frymë të çliruar”, tha mjeku.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)