06 Janar 2025

Presidenti Topi kërkon anëtarësimin e Kosovës në NATO

Durrës, 9 dhjetor - Presidenti i Republikës Bamir Topi dhe njëkohësisht Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura Shqiptare mori pjesë sot paradite në Takimin e Ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të “Kartës Adriatik” – SHBA, të organizuar në mjediset e “Hotel Adriatikut” në Durrës.

Në këtë aktivitet ishte i pranishëm gjithashtu Komandanti i Komandës së Aleancës për Operacionet në Evropë të NATO-s, Admirali James Stavridis, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu.

Presidenti Topi, duke e përshëndetur këtë takim të evidentimit dhe të shpalosjes së sfidave të integrimit të të gjitha vendeve të rajonit në strukturat euroatlantike, si dhe të sigurisë në Ballkanin Perëndimor, u shpreh se “Shqipëria konfirmon mbështetjen e plotë dhe dëshirën e madhe që të gjitha vendet e rajonit, përfshirë edhe shtetin më të ri, Kosovën, të bëhen pjesë e projektit të përbashkët euroatlantik”.

“Bindja jonë është se integrimi i të gjitha vendeve në NATO, përbën një garanci reale për forcimin e paqes, stabilitetit dhe zhvillimit demokratik afatgjatë në të gjithë rajonin. Përvoja e deritanishme me vendet tona është dëshmi e kësaj bindjeje, por edhe e suksesit të politikës së dyerve të hapura të NATO ndaj çdo vendi tjetër aspirant”, theksoi presidenti shqiptar, Bamir Topi

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)