Presidenti Thaçi takohet me Presidentin Vuçiq në Davos
Prishtinë, 25 janar - Liderë të ndryshëm, presidentë e kryeministra janë mbledhur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës ku po diskutojnë mundësitë e ndryshme të bashkëpunimit politik dhe ekonomik.
Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi, i cili e përfaqëson Kosovën ka bërë të ditur se në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, sot ka zhvilluar një takim bilateral me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
"Ne biseduam për vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe domosdoshmërinë e arritjes së një marrëveshjeje historike ndërmjet dy shteteve", ka theksuar Thaçi.
Kjo sipas tij është e vetmja mënyrë për ruajtjen e paqes dhe hapjen e perspektivës evropiane për gjithë Ballkanin Perëndimor.