10 Janar 2025

Presidenti Obama rifillon betejën për taksat

Washington, 10 korrik - Presidenti Barak Obama po rifillon betejën politike të taksave, duke bërë thirrje për zgjatjen e shkurtimit të taksave për amerikanët e klasës së mesme, por jo për të pasurit.
       
Duke marrë parasysh se zgjedhjet presidenciale do të zhvillohen pas më pak se katër muajsh, zoti Obama ftoi sot në Shtëpinë e Bardhë taksapaguesit amerikanë që do të përfitonin nga ky propozim.

Presidenti demokrat i cili po përpiqet të fitojë një mandat të dytë katër-vjeçar, bëri thirrje për një zgjatje një-vjeçare  të ligjit për taksat për ata që fitojnë më pak se 250 mijë dollarë në vit. Ky propozim për shkurtimin e taksave do prekte rreth 98 për qind të taksapaguesve amerikanë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)