Presidenti i Filipineve e quan Obamën bir bushtre
Manila, 6 shtator - Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka anuluar takimin me presidentin e Filipineve, Rodrigo Duterte, i cili e ka quajtur atë bir bushtre.
Duterte i ka bërë komentet në përgjigje të zotimit të Obamës se në takim do të ngrejë çështjen e vrasjeve jashtëgjyqësore në Filipine.
Ndihmësit e Obamës më vonë kanë konfirmuar se presidenti, në vend të Dutertes, do të takojë presidenten e Koresë së Jugut.
Duterte më pas ka lëshuar një deklaratë, duke thënë se i vjen keq për sulmin personal.
Duterte, i zgjedhur në muajin maj, ka miratuar vrasjen e trafikantëve të drogës, në përpjekje për të zhdukur tregtinë me këtë substancë.
Rreth 900 trafikantë droge janë vrarë prejse ai është zgjedhur më 9 maj.
Kombet e Bashkuara kanë thënë se ky veprim është shkelje e të drejtave të njeriut.