Presidenti i BE-së Herman Van Rompuy nis të hënën turin ballkanik
Bruksel, 3 korrik - Presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy nis ditën e hënën turin ballkanik, me qëndrimin në Slloveni dhe takimin me kryeministrin slloven, Boris Pahor në Lubjanë.
Më pas presidenti i BE-së do të qëndrojë në Kroaci, ku priten bisedime me presidentin e vendit, Ivo Josipoviç dhe kryeministren, Jadranka Kosor.
Van Rompuy të hënën në mbrëmje, do të qëndrojë në Beograd, ku do të takohet me presidentin Boris Tadiç, ndërsa të martën pritet të qëndrojë në Prishtinë për një takim me presidentin, Fatmir Sejdiu dhe një vizitë në shtabin e EULEX-it.