22 Dhjetor 2024

Presidenti Biden premton mbrojtjen e çdo pëllëmbe të NATO-s

Varrshavë, 27 mars - Në një fjalim të zjarrtë në fund të udhëtimit të tij në Evropë, presidenti amerikan Joe Biden tha se homologu i tij rus Vladimir Putin "nuk duhet të qëndrojë në pushtet" dhe u zotua të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s.

Fjalimi në Varshavë erdhi në fund të një jave diplomatike intensive të shoqëruar me diskutime në takimet e NATO-s, G-7-ës dhe me aleatët evropianë, në lidhje me sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës.

Në Varshavë, një qytet dikur nën sundimin sovjetik, fjalimi i Presidentit Biden u shoqërua me referenca historike. Ai e krahasoi luftën në Ukrainë kundër forcave pushtuese ruse me luftën e shekullit të 20-të kundër komunizmit.

“Ishte një luftë e gjatë, e dhimbshme, që nuk zgjati me ditë dhe muaj, por vite e dekada. Por ne dolëm fitues në betejën e madhe për liri. Një betejë midis demokracisë dhe autokracisë, midis lirisë dhe shtypjes, midis një rendi të bazuar në rregulla dhe një rendi të qeverisur nga forca brutale. Në këtë betejë, ne duhet të jemi syhapur. Kjo betejë nuk do të fitohet brenda disa ditëve ose muajve. Duhet të bëhemi gati për një luftë të gjatë përpara.”

Presidenti Biden pati një mesazh të qartë për Rusinë.

“Mos mendoni të lëvizni as edhe në një centimetër të vetëm në territorin e NATO-s. Ne kemi një detyrim të shenjtë, bazuar në Nenin 5, për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të NATO-s me fuqinë tonë të plotë kolektive.”


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)