Presidenti Barak Obama uroi Presidenten Atifete Jahjaga
Prishtinë, 17 gusht - Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama i ka dërguar një urim Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga, me rastin e festës së Fitër Bajramit.
Në urim thuhet:
E nderuara Zonja Presidente,
Ramazani është periudha që familjet dhe bashkësitë të përjetojnë kënaqësitë e traditës, duke u mbledhur së bashku në reflektim, adhurim dhe shërbesë.
Në emër të popullit Amerikan, po ju përcjell dëshirat më të mira, në kohën kur ju dhe populli juaj feston Fitër Bajramin. Shpresoj se muaji i shenjtë i Ramazanit do ti sjellë të gjithë myslimanëve një periudhë të ripërtëritjes dhe përbashkimit me njëri-tjetrin.
Uroj që ju dhe populli juaj të përjetoni paqe, shëndet dhe prosperitet gjatë vitit të ardhshëm.
Sinqerisht,
Barak Obama