10 Janar 2025

Presidentët e rajonit nuk marrin pjesë në inagurimin e Nikoliçit

Beograd, 11 qershor - Sot inagurohet presidenti i ri i Serbisë Tomislav Nikoliç. Ceremoninë e inagurimit të tij e kanë bojkotuar shumë nga presidentët e vendeve fqinje të Serbisë dhe ata të rajonit.

Ndërkohë, në këtë ceremoni është konfirmuar vetëm prania e presidentit malazez, Filip Vujanoviç dhe atij të Republika Serbe e Bosnjes, Milorad Dodiç.

Në ceremoni pritet edhe pjesëmarrja e eurokomisionerit për zgjerim në BE, Stefan Fyle, i cili paraprakisht do të ketë një takim me presidentin e ri serb.

Në ceremoni nuk do të jetë edhe presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, kabineti i të cilit nuk ka qartësuar mungesën në Beograd.

Por, Ivanov gjatë kësaj jave pritet të qëndrojë në Beograd në një konferencë ndërkombëtare, ku është parashikuar edhe takimi me Nikoliçin.

Ky i fundit konsiderohet si një politikan ultranacionalist, i cili me deklarimet e para publike duke komentuar masakrën e Srebrenicës, ka irrituar dhe shfaqur reagime nga Sarajeva dhe Zagrebi.

Nikoliç ka theksuar se në Srebrenicë nuk ka pasur genocid, por vetëm krime kundër civilëve të bëra nga disa kriminelë serb.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)