Preshevë, protesta kundër diskriminimit
Prishtinë, 21 shtator - Në qytetin e Preshevës sot u organizua marshi gjithë popullor me moton “Stop diskriminimit” ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Organizatorë të protestës ishte i gjithë spektri politik shqiptar në bashkëpunim më Organizatën e veteranëve te luftës dhe Këshillin për të Drejtat e Njeriut në Preshevë.
“Duam punë”, “Duam hapjen e kufirit”, “Stop xhandarmerisë serbe, “Zhvillim jo diskriminim” ishin sloganet që përcollën këtë protestë, deri sa ato që kishin përgatitur nga aktivistët e Këshillit për të drejtat e njeriut dhe Nismës së të rinjve për të drejtat e njeriut-e quanin ministrin e Pushtetit lokal serb, Milan Markovic si njeri të rrezikshëm “.Warning Markovic is Here”.
Pankartat u vendosën në Zyrat e Trupit Koordinues në Preshevë.