Presheva përshëndet deklaratën e Ashton
Preshevë, 8 janar - Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Riza Halimi, duke e komentuar deklaratën e kabinetit të baroneshës Catherine Ashton, dhënë agjencisë së lajmeve Presheva jonë ka përshëndetur angazhimin e saj për ndalimin e përdorimit të gjuhës së urrejtjes dhe veprimeve të dhunshme të kreut serb për paralajmërimet e heqjes së dhunshme të përmendores së dëshmorëve të UÇPMB-së.
Zyra e kabinetit të Ashton nga Brukseli, duke kërkuar uljen e tensioneve dhe heqjen dorë nga provokimet në Luginë ka deklaruar për agjencinë e lajmeve Presheva Jonë se çështja e përmendores është një probem i brendshëm i tyre në Serbi dhe palët duhet ta zgjidhnin mes tyre..
Sipas Musliut Presheva ka mirëpritur deklaratat e Brukselit, që problemet ne ti zgjidhim pa tensionime dhe provokime.
\"Ne në Luginë jemi të interesuar për stabilitet dhe vetë përmendorja e UÇPMB-së simbolizon lirinë dhe paqen në Luginën e Preshevës. Kjo është edhe aresyeja jonë, pse do të mbrojmë me mjete demokratike përmendoren e UÇPMB-së, siç ishin dje unik tre kuvendet shqiptare, përçka edhe kemi njoftuar edhe komunitetet ndërkombëtare dhe për çdo incident tani e tutje përgjegjës do të jetë Beogradi , i cili filloi i pari me kërcënime
Përfaqësuesit e shqiptarëve nga Lugina e Preshevës vlerësojnë pozitivisht qëndrimet e baroneshës Catherine Ashton, se çështja e përmendores së dëshmorëve të UÇPMB-së, e vendosur në qendër të Preshevës, është kompetencë e pushtetit lokal, e drejtë kjo që përcaktohet dhe mbrohet me Konventën për pushtetin lokal të Këshillit të Evropës.
Halimi ka thënë se, dëshiron që qëndrimi i Bashkimit Evropian, të kuptohet drejt edhe nga autoritetet e Beogradit zyrtar, se çështja e monumenteve është çështje e pushteteve lokale, e marrë edhe nga Konventa për pushtete lokale e Këshillit të Evropës.