Prelec: Veriut të Kosovës do t`i jepet autonomia
Prishtinë, 16 mars - Drejtori për Ballkanin në Grupit Ndërkombëtar të Krizave (ICG), Marko Prelec, është i bindur se veriut të Kosovës do t`i jepet një status i veçantë, e që do të ishte një autonomi më e gjerë.
Prelec ka theksuar se ka gatishmëri për këtë zgjidhje edhe nga vetë kryeministri Hashim Thaçi.
Do të ketë një lloj antonimie. Mendoj se kjo na pret në vitet e ardhshme, por ka edhe ndonjë mundësi që gjithçka të shkojë keq. Atëherë do të përsëriteshin skenat e dhunës apo do të krijohej ndonjë konflikt i ngrirë, siç është rasti në Lindjen e Mesme. Kjo do të ishte një fatkeqësi e madhe, ka thënë Prelec.
Sipas tij, lloji i autonomisë duhet të merret ndërmjet dy palëve, ndërkaq si shkëmbim, Kosova do të marrë njohjen e pavarësisë nga Serbia.
I pyetur në lidhje me dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Prelec ka theksuar se fatkeqësisht, do të zgjasë disa vite. Qëllimi është normalizimi i raporteve dhe njohje reciproke. Sipas tij, Beogradi preferon ndarjen e veriut.
Palët mund të shkëmbejnë territoret nëse bihen dakort. Dialogu i filluar me presion të BE-së, do të prodhojë rezultate për çështje të lehta. Më vonë u vjen radha çështjeve të vështira, ka thënë Prelec.