28 Dhjetor 2024

Prelec: Rrezik serioz nga gjakderdhja në veri

Prishtinë, 12 shtator - Përpjekjet për vendosjen e doganierëve kosovarë në pikat kufitare Jarinjë dhe në Bërnjak do të shkaktonin një \"rrezik serioz të gjakderdhjes nga elementët e pakontrolluar në veri\".

Kështu ka deklaruar Marko Prelec, drejtor për Ballkanin në Grupin Ndërkombëtar të Krizës (ICG).

Prelec në një intervistë për Evropën e Lirë, ka thënë se këtë duhet shmangur, sepse sipas tij, marrëveshja për vulat nuk do të thotë se aty duhet të jenë doganierët kosovarë, këtë duhej ta bënte për një periudhë kalimtare EULEX-i.

\"Mendoj se tani është qenësore që EULEX i ta ndërpresë këtë gjendje të tanishme dhe që, në periudhën kalimtare - që mund të zgjasë kohë më të gjatë - të nisë që me vetiniciativë t’i vjelë doganat kosovare, kjo është e lejuar me Rezolutën 1244, me planin gjashtëpikësh dhe me ligjin e Kosovës.\"

\"Pra, edhe për Beogradin, edhe për Prishtinën do të ishte OK. Ato të holla thjesht do të duhej lënë anash, në një llogari të veçantë, dhe palët më vonë do të merreshin vesh se si t’i harxhonin ato\", ka thënë ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)