13 Janar 2025

Portugali, protesta kundër masave shtrënguese të qeverisë

Lisbonë, 27 tetor - Mijëra portugezë dolën të shtunën në rrugët e kryeqytetit Lisbonë dhe disa qyteteve të tjera për të protestuar kundër masave shtrënguese të qeverisë në projektbuxhetin e vitit 2014.

Protestat, të dytat pasi qeveria shpalli propozimin për buxhetin më 15 tetor, u organizuan me mbështetjen e Konfederatës Portugeze të Punëtorëve.

Në Lisbonë protestuesit marshuan drejt ndërtesës së Parlamentit. Ata mbanin pankarta dhe hodhën parulla kundër projektbuxhetit të qeverisë për vitin 2014, i cili përfshin më shumë masa shtrënguese, të tilla si ulje të pensioneve dhe të rrogave të nëpunësve.

Portugalia ka zbatuar një politikë të ashpër shtrënguese sipas një marrëveshjeje ndihme prej 78 miliardë euro të nënshkruar me Trojkën (Komisionin Europian, Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Qendrore Europiane) në maj 2011.

Këto masa shtrënguese nga shumë cilësohen si shkaktare të thellimit të recesionit në vend dhe kanë ngjallur pakënaqësi të fortë te publiku.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)