09 Janar 2025

Portugali: Grevë 24 orëshe kundër masave shtrënguese ekonomike

Lisbonë, 23 mars - Sindikata më e madhe e Portugalisë ndërmorri një grevë 24 orëshe kundër masave shtrënguese ekonomike.

Ndërprerja e përkohshme e punës nga anëtarët e Konfederatës së Përgjithshme të Punëtorëve Portugez pritet të ndikojë shërbimet publike, veçanërisht transportin e autobuzëve dhe atë hekurudhor.

Zjarrëfikësit po punojnë, por disa prej tyre kundërshtojnë gjithashtu reformat qeveritare që e bëjnë më të lehtë pushimin nga puna dhe shkurtimin e pagave.

Portugalia miratoi reforma ekonomike tre vjeçare majin e kaluar në këmbim të një pakete ndihmash prej 103 miliardë dollarësh nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimi Evropian.

Portugalia e cila po kalon recesionin më të rëndë që nga vitet 1974 u bë anëtare e BEsë së bashku me Greqinë dhe Irlandën që merr ndihmë financiare për të mos falimentuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)