Poroshenko: Do ti shtypim kryengritësit
Kiev, 30 maj - Pas rrëzimit të helikopterit gjatë ditës së djeshme ku mbetën të vdekur 12 persona, presidenti i ri i Ukrainës, Petro Poroshenko është zotuar se do të ndëshkojë banditët.
Djemtë tanë sot vdiqën tragjikisht. U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave dhe u premtoj se këto akte të rënda të armiqve të popullit të Ukrainës, nuk do të mbeten pa u ndëshkuar, është shprehur Poroshenko, duke shtuar se ngjarjeve të tilla duhet tu jepet fund.
Helikopteri Mi-8 u godit gjatë luftimeve të ashpra midis Slovianskut dhe Kramatorskut. Si pasojë e rrëzimit të tij, 6 ushtarë të Gardës Kombëtare, duke përfshirë edhe një gjeneral, si edhe 6 anëtarë të forcave të brendshme mbetën të vdekur.