Popullsia në botë do të arrijë në 7 miliardë këtë vit
New York, 11 tetor - Në tetor 2011, popullsia e mbarëbotërore do të arrijë në 7 miliardë.
Këtë vit, Fondi i Popullsisë i OKB-së përcaktoi temën e "Ditës Botërore të Popullsisë", 11 korrikut, si "Bota me 7 miliardë veta".
Sipas parashikimit të këtij fondi, çdo vit botës i shtohet rreth 78 milionë popullsi në tokë.
Deri në mesin e këtij shekulli, popullia botërore do të kalojë 9 miliardë dhe në fund të shekullit, do të kalojë 10 miliardë.
Si të plotësohen kërkesat e miliardë njerëzve, duke ruajtur ekuilibrimin e mjedisit natyror? Kjo do të jetë sfida e madhe në këtë shekull.