Popullsia e Shqipërisë regjistroi një rënie prej 0.2 për qind
Tiranë, 14 shkurt - Popullsia e Shqipërisë regjistroi një rënie prej 0.2 për qind krahasuar me një vit më parë, pasi deri më 1 janar të këtij viti regjistroi 2,870,324 banorë, tha të martën Instituti i Statistikave i Shqipërisë (INSTAT).
Ekspertët e INSTAT-it thanë në një raport se popullsia e Shqipërisë po pakësohet ndjeshëm për shkak të numrit më të ulët të lindjeve dhe numrit më të madh të njerëzve që emigrojnë.
Sipas INSTAT-it, familjet shqiptare po lindin gjithnjë e më pak fëmijë. Numri i foshnjave të reja të lindura në vitin 2017 ishte 30,869 në mbarë vendin, duke shënuar një rënie prej 2.7 për qind krahasuar me vitin 2016.
Ndërkohë, INSTAT-i tha se numri i vdekjeve në vitin 2017 ishte 22,232, apo 3.9 për qind më e lartë se viti i kaluar.
"Vitin e kaluar, rritja natyrale e popullsisë (raporti midis lindjeve dhe vdekjeve) ishte 8,637, duke regjistruar një rënie prej 16.5 për qind krahasuar me një vit më parë," thekson INSTAT-i në raport, ndërsa vë në dukje se rënia vazhdon që prej disa vjetësh.