Popullsia e Gjermanisë arrin në rreth 80 milionë banorë
Berlin, 1 qershor - Popullsia e Gjermanisë është gati 80.2 milionë banorë, rreth 1.5 milionë më pak se sa ishte parashikuar.
Këto të dhëna u paraqitën nga Enti federativ për statistikat, gjatë përmbledhjes së rezultateve të regjistrimit të parë të popullsisë pas bashkimit të vendit, të kryer në vitin 2011.
Madje më tepër se kaq, mesatarisht çdo qytetar i pestë është me origjinë të huaj.
Fillimisht ekspertët mendonin se në Gjermani jetojnë deri në 82 milionë banorë.