10 Janar 2025

Popullsia e botës arriti në 7.4 miliardë në vitin 2016

New York, 2 dhjetor - Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Popullatën thotë se popullsia e botës arriti në 7.4 miliardë në vitin 2016.

Rritja sidomos e madhe e numrit të rinjve po sfidon sistemet politike dhe shoqërore në të gjithë planetin, tha Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullatën.

Agjencia e publikoi raportin për gjendjen e Popullsisë Botërore sot në Aman të Jordanisë. Raporti thekson përfitimet e mundshme të përpjekjeve për të kapërcyer pabarazinë e dukshme gjinore që ekziston në botë.

Ai përqendrohet te gjendja e vajzave nën moshën 10-vjeçare, si tregues i suksesit apo i dështimit të zhvillimit. Sipas raportit, 89 për qind e 125 milionë 10-vjeçarëve të botës jetojnë në vendet në zhvillim, ku vajzat përballen me pengesa për barazinë në arsim, shëndetësi dhe siguri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)