23 Dhjetor 2024

Populli i Beninit falënderon Bashkësinë Islame të Kosovës për ndihmat e dërguara

Porto Novo, 7 janar - Ndihmat e dërguara nga Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” që funksionin në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIRK), kanë filluar të shpërndahen  për popullin e shtetit të Beninës në Afrikën Perëndimore.

Me këtë rast  pranimi  dhe  shpërndarja e këtyre ndihma është duke u bërë nga “Asociacioni humanitar  për zhvillim e promovim social”në  Benine” nën  udhëheqjen e  drejtorit, Kasim Jusuf.

Ai me ketë rast ka shprehu falënderime dhe konsiderata të larta për këto ndihma  të dërguara nga Kryesia Bashkësisë Islame të Kosovës (BIRK), të tubuara nga njerëzit  e vullnetit të mirë të popullit të Kosovës  e duke lutur të madhin Zot që tua shtoj të mirat e Tij të shumta.

Nga ana tjetër edhe Muhamed Ebu Bekr, anëtarë i shoqatës  shprehu falënderime për  popullin e Kosovës duke vlerësuar se këto  mirësi janë nga populli i Kosovës, andaj lusim Zotin që këtë ndihmë të e pranoj nga ata  dhe  tua shpërblej.

”Ne tashmë  i kemi  shkarkuar ndihmat dhe do t ë fillojmë  shumë shpejt shpërndarjen e tyre për nevojtarët. Unë me këtë rast ua konfirmoj se emaneti ka arritur në destinacionin e dedikuar”, tha  ai.

Ai po ashtu tha se një pjesë e ndihmave  do të shpërndahet në  pjesën veriore të shtetit të Benines  ku nevoja është më e madhe.

Duhet të ceket se besimtarët nga gjithë vendet e Kosovës kanë kontribuar duke u solidarizuar me banorët e Beninit, ku para një muaji Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, pati nisur një maune me afro një mijë pako veshmbathje për banorët e këtij shteti.

Drejtori i SHHB “Bereqetit” Behxhet Ajvazi shprehet të kënaqur që ndihmat arritën  në dorën e nevojtarëve  dhe falënderon popullin  dhe gjithë bamirësit në Kosovë që mundësuan realizimin e këtij aksioni.

Aktivitete të tilla Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” premton se do të organizoj edhe në të ardhmen për tu dal në ndihmë familjeve nevojtare si në vend ashtu edhe jashtë Kosove.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)