Popullariteti i Obamës nën nivelin 50 për qind
Washington, 13 mars - Popullariti i presidentit amerikan, Barack Obama ka regjistruar rënie duke arritur nën nivelin 50 për qind, pas vendimit të tij për rritjen e çmimit të karburanteve duke iu dhënë kundërshtarëve të tij poliitk një shpresë për zgjedhjet presidenciale në muajin nëntor, sipas një sondazhi të publikuar dje.
Sondazhi i realizuar për llogari të stacionit televiziv ABC News dhe gazetës Washington Post, thekson se vetëm 46 për qind e personave të pyetur miratojnë veprimin e presidentit Obama kundër 50 për qind që e hedhin poshtë.
Këto shifra hedhin poshtë një sondazh të mëparshëm të realizuar në muajin shkurt, që tregon se 50 për qind e amerikanëve mbështesin verpimet e presidentit të tyre kundër 46 për qind që shpreheshin kundër.
Miratimi nga presidenti amerikan, Obama i rritjes së çmimeve të karburanteve u ka dhënë një shpresë të re kundërshtarëve republikanë për zgjedhjet e ardhshme , konfirmon sondazhi.
Nëse këto zgjedhje do të zhvilloheshin sot, 49 për qind e zgjedhësve do të votonin për Mitt Romney, aktualisht në krye të kandidatëve ët kampit republikan kundër 47 për qind për Barack Obamën.