13 Janar 2025

Popullariteti i Francois Hollande arrin nivelin më të ulët

Paris, 17 nëntor - Popullariteti i presidentit francez në muajin nëntor është ulur me 3% dhe ka arritur nivelin e 20% që është niveli më i ulët i popullaritetit të një presidenti në Francë që prej vitit 1958.

Sipas një ankete të zhvilluar nga institutit Ifob dhe nga revista Lodimnash, popullariteti i Hollande përgjatë këtij muaji është ulur ndjeshëm.

Nivelin më të ulët të popullaritetit në Francë e ka patur presidenti Fransua Mitran në vitin 1991, i cili në atë kohë kishte popullaritet prej 22%.

Instituti Ifob është një prej instituteve më të vjetra anketuese në Francë e cila që prej formimit të presidencës së pestë në vitin 1958 e deri ka zhvilluar anketa të ndryshime mbi popullaritetin e presidentëve në Francë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)