Polonia kërcënon Serbinë për Kosovën
Beograd, 4 tetor - Polonia i është shtuar zërave evropianë se Kosova është një parakusht bazë për integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.
Ambasadori polak në Beograd, Andrzej Jasionowski ka deklaruar se normalizimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës është thelbësor.
Deri në marrëveshjen e plotë, autoritetet në Serbi duhet të bashkëpunojnë me EULEX-in dhe KF0R-in dhe jo të ngrenë pengesa, ka deklaruar Jasionowski në samitin ekonomik që po mbahet në kryeqytetin serb.
Diplomati ka nënvizuar se koncepti i BE-së nënkupton që vendet anëtare të sigurojnë paqe dhe stabilitet.
Javën e kaluar ishte Gjermania që i bëri thirrje Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve të saj me vendet fqinje nëse dëshiron të marrë statusin e vendit kandidat për në BE.