11 Janar 2025

Polonia i kërkon NATO-s të frenojë Rusinë

Varrshavë, 20 shkurt - Ministri i jashtëm i Polonisë i bëri thirrje NATO-s të kapërcejë hezitimet dhe të dislokojë trupa përgjatë kufirit të saj lindor, për të penguar atë që ai e quan agresion rus.

Përfshirja e Rusisë në Ukrainë dhe aneksimi prej saj i Krimesë gati dy vjet më parë, i kanë bërë të ndjehen më pak të sigurt vendet e tjera në afërsi të kufijve rusë, si Polonia, Sllovakia, Rumania dhe vendet baltike – ku banojnë një numër i madh rusishtfolësish.

Ministri polak Witold Waszczykowski tha se nuk pajtohet me shumë nga ministrat e tjerë të NATO-s se \"ideja e garancive nga distanca” është mënyra më e mirë për të përballuar këtë pasiguri të shkaktuar nga Rusia.

Për disa prej aleatëve, prania e trupave shihet si diçka konfrontuese ndaj Rusisë, tha të mërkurën për Zërin e Amerikës zoti Waszczykowski, i cili ndodhej në Uashington për t\'u takuar me Sekretarin e Shtetit John Kerry.

\"Ne nuk mund ta pranojmë këtë filozofi,\" tha ministri polak. \"Ne po themi se mungesa e pranisë ka krijuar një ndjenjë dobësie dhe mund të sjellë një provokim nga ana e Rusisë.\"

Ai tha se Kremlini ka nevojë për një sinjal të fortë nga NATO-ja.

\"Prania është një shenjë e vendosmërisë për të luftuar, për t’u mbrojtur - dhe kjo do ta dekurajojë Rusinë nga çdo lloj lëvizje agresive drejt vendeve të Evropës lindore dhe qendrore,\" tha zoti Waszczykowski.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry tha të mërkurën se Polonia dhe SHBA janë të vendosura për t’ia bërë të qartë çdo vendi që synon \"aktivitete destabilizuese\" se aleatët e NATO-s qëndrojnë fort së bashku për të respektuar sovranitetin e vendeve të tjera dhe integritetin e kufijve ndërkombëtarë.

Polonia do të organizojë një samit të NATO-s në muajin korrik, ku zoti Waszczykowski tha se ai shpreson se ministrat do të dalin me përgjigje për kërcënime të tilla si Shteti Islamik, paqëndrueshmëria në Libi dhe Afrikën e Veriut, dhe konflikti në Ukrainë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)