09 Janar 2025

Politikanët në Kosovë t’i shërbejnë shtetit

Prishtinë, 18 shkurt - Pa një diskutim të hapur mbi të kaluarën, pa një pajtim serioz mes shoqërive nuk do të mund të fitohet një e ardhme paqësore, ka thënë gazetari i të përditshmes “Tageszeitung”, Erich Rathfelder, autor i librit “Kosova, historia e një konflikti”.

Ai ka kërkuar nga politikanët në Kosovë t’i shërbejnë shtetit, shoqërisë së tyre e jo familjeve apo klaneve.

“Kjo vetëdije duhet ende të zhvillohet në Kosovë. Pa këtë vetëdije nuk ka të ardhme dhe nuk ka liri”, ka thënë ai në një intervistë për “Epoka e Re”.

Sipas tij, Plani Ahtisaari u jep të gjithë qytetarëve të gjitha mundësitë për të jetuar në shtetin e ri. Ndryshimi i kufijve dhe shkëmbimi i territoreve, thotë ai, do ta eliminonte bazën për njohje diplomatike. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)