Politika britanike, në krizë pas "Brexit"
Londër, 27 qershor - Votimi javën e kaluar për daljen e Britanisë nga BE-ja ka sjellë probleme në politikën vendëse.
Trysnia ndaj liderit të opozitës Jeremy Corbyn për të dhënë dorëheqjen ka ardhur duke u shtuar. Partia Laburiste ishte pro qëndrimit në BE, por shumë veta në këtë parti janë të pakënaqur me mënyrën se si e drejtoi Corbyn fushatën.
Një numër i anëtarëve të qeverisë së tij në hije kanë dhënë dorëheqjen, teksa priten edhe dorëheqje të tjera.
Deputeti laburist Stephen Kinnock ka ngritur dyshime edhe mbi aftësinë e Corbyn-it për ta udhëhequr partinë në zgjedhjet e mundshme të përgjithshme në vjeshtë, kur kryeministri David Cameron të largohet nga detyra:
\"Pyetjes së rëndësishme së cilës duhet t\'i përgjigjet Jeremy është nëse ai beson sinqerisht se është udhëheqësi i duhur i partisë sonë për ta drejtuar atë në zgjedhjet e përgjithshme, veçanërisht në kontekstin e një detyre jashtëzakonisht të ndërlikuar të negociimit të \'Brexit\'.\"
Edhe numri dy i laburistëve Tom Watson është shprehur në një deklaratë se është \" thellësisht i zhgënjyer\" nga votimi për daljen nga BE-ja.