13 Janar 2025

PolicyMic: Kosova dhe Shqipëria të bashkuara në 2022

Berlin, 6 nëntor - Është vitit 2022 dhe gjermanët po dominojnë Evropën Perëndimore, sërish. Franca, Belgjika, Austria dhe Italia janë të vdekura nën dominimin e tyre.

Por këtë herë nuk është ushtria gjermane që ka pushtuar nga Varshava në Marsejë. Dreq, këtë janë francezët që kanë thirrur gjermanët të drejtojnë vendin e tyre. Pse? Për shkak të politikave ekonomike të Gjermanisë, kështu shkruan “PolicyMic”.

Bashkimi Evropian ka dështuar. Vendet e Lindjes sapo janë pranuar në BE. Turqia është e zemëruar dhe ende po pret të anëtarësohet. Kina ka blerë Greqinë dhe ndien keqardhje për të. Tajvani blen dhe shlyen borxhet e Irlandës.

Britania beson ende se është fuqi rajonale, Ata bëjnë shumë kërcënime, por askush nuk i merr seriozisht. Ata ende nuk kanë fituar Kupën e Botës.

Zvicra është një bankë e madhe dhe kjo ka kuptim. Vatikani ka hequr dorë nga Italia, dhe kjo është gjëja më e mirë që ka ndodhur në skenën e modës italiane. Vatikani është zhvendosur në Spanjë. Barcelona është shkëputur nga Spanjë, kohë më parë dhe ky është vendimi më i mirë që kanë marrë ndonjëherë.

Holanda është ende shtëpia e organizatave ndërkombëtare që askush nuk u kushton rëndësi.

Por si erdhi deri këtu? Shpërbërja e Evropës nisi me Skandinavinë. Rreth vitit 2014, ata realizuan programin superior të mirëqenies sociale, standardeve të jetesës, jetëgjatësisë, kujdesit shëndetësor dhe praktikave të biznesit duke u shkëputur nga pjesa barbare e kontinentit.

SHBA-të po mbijetojnë ndërsa Rusia është ende një vend budalla për të gjithë.

Vlen të thekson se në këtë vit parashihet edhe shkrirja e Kosovës brenda Shqipërisë, ndërkaq Serbia do të njihet si Serbia dhe Hercegovina

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)