Policia s'mund të debllokojë vijën hekurudhore Selanik-Shkup
Athinë, 23 prill - Policia Greke bëri një provë të pasuksesshme të hapë vijën ndërkombëtare hekurudhore Selanik Shkup, e cila mbi një muaj është e bllokuar nga migrantët. Ata protestojnë kundër kufirit të mbyllur me Republikën e Maqedonisë.
Mbi traversa janë hapur çadra, kurse në shumë vende janë të vëna gurë. Humbje për mbi 1 milionë euro llogarisin firmat e transportit nga bllokimi i vijës hekurudhore. Të mëdha janë dëmet për kompaninë hekurudhore, si dhe për portet në Greqinë Veriore.