22 Prill 2025

Policia në Australi eviton një komplot për rrëzimin e aeroplanit

Sidnei, 30 korrik - Policia kundër terrorizmit në Australi ka ndaluar një komplot për të rrëzuar një aeroplan, tha kryeministri Malcolm Turnbull. Komentet e tij vijnë pasi katër vetë u arrestuan në Sidnei.

Hetuesit thanë se kishin marrë materiale që mund të ishin përdorur për të bërë një pajisje eksplozive të improvizuar.

Kryeministri Turnbull tha se bastisjet kishin qenë një "operacion i madh i përbashkët kundër terrorizmit". Ai tha se janë marrë masa shtesë të sigurisë në aeroportet vendase dhe ndërkombëtare.

Bastisjet u zhvilluan në rrethinat e Sidneit si Surry Hills, Lakemba, Wiley Park dhe Punchbowl, njoftoi transmetuesi australian ABC. Niveli i kërcënimit kombëtar të terrorizmit në Australi mbetet "i mundshëm".

Komisioneri Federal i Policisë Australiane Andreë Colvin tha se katër personat e arrestuar dyshohen se kanë lidhje me komplotin e frymëzuar nga islamistët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)