Policia e Brazilit në grevë para Botërorit
Rio de Zhanerio, 21 maj - Në më pak se një muaj para fillimit të kampionatit Botëror në Brazil, siguria në këtë vend duket se është në rrezik. Me mijëra policë në 14 qytete janë futur në një grevë 1-ditore për paga më të larta.
Siguria në këto qytetet të Brazilit është duke u ruajtur nga policia ushtarake dhe ajo federale, të cilat janë shprehur se kanë ankesa lidhur me pagën, por nuk do të futen në grevë deri në fund të Kupës së Botës.
Aktualisht nuk ka rrezik për një grevë të përgjithshme në Rio de Janeiro, por edhe nëse diçka e tillë do të ndodh ne jemi të përgatitur, ka thënë një zyrtar vendas.
Autoritetet janë shprehur se janë marrë të gjitha masat për një mbarëvajtje sa më të mirë të këtij kompeticioni. Rreth 20 mijë persona do të kujdesen për sigurinë gjatë zhvillimit të finales më 13 korrik në Rio de Janeiro, duke përfshirë policinë ushtarake dhe ushtrinë.