Platoforma e Serbisë për Kosovën "djallëzore"
Bruksel, 19, dhjetor - Autoritetet e Beogradit kanë njohur krediplomaten Catherine Ashton dhe disa ambasadorë të rëndësishëm të akredituar në Serbi me platformën e tyre për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
Bashkëbiseduesit e Express në Bruksel pohojnë se dokumenti ka lënë shije të keqe edhe te zyrtarët afër Baroneshës Ashton, pasi që kjo platformë konsiderohet se i bën më shumë dëm Serbisë në procesin e dialogut politik të dy kryeministrave.