Plani për Greqinë, është shansi i fundit
Athinë, 24 nëntor - Plani për reduktimin e borxhit grek, i hartuar nga vendet e zonës euro muajin e shkuar është ndoshta shansi i fundit për të rindërtuar ekonominë e vendit, njoftoi Banka Qendrore e Greqisë.
Ky shans i ri që i jepet Greqisë është ndoshta i fundit, tha Banka Qendrore në një raport mbi politikën monetare, duke shtuar se vonesa të tjera ose mosrespektimi i objektivave duhet të shmangen me të gjitha mënyrat e mundshme.
Deri tani, ritmi dhe shkalla e zbatimit të politikave kanë dështuar ti bindin tregjet dhe opinionin publik se Greqia është në rrugën e realizimit të objektivave të fiksuar, tha më tej Banka Qendrore.