14 Maj 2025

Planet e zbatimit të marrëveshjes, sot në Bruksel

Bruksel, 25 prill - Delegacionet e Prishtinës dhe të Beogradit do të paraqesin sot në Bruksel planet e tyre për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve.

Delegacioni i Kosovës do të udhëheqet nga zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.

Një ditë më parë, kryeministri Hashim Thaçi ka theksuar se marrëveshja është në favor të fqinjësisë së mirë dhe të paqes.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve më 19 prill në Bruksel, nën praninë edhe të shefes së politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)