Pjesëmarrja në zgjedhjet për PE, 43 për qind
Bruksel, 26 maj - Pjesëmarrja e qytetarëve evropianë në zgjedhjet për PE ka qenë 43 për qind.
Votimet në kuadër të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian dje kanë përfunduar fazën e fundit.
Të dielën në ditën e katërt të votimeve, votuan qytetarët të cilët kishin mbetur ende pa votuar.
Gjermania, Franca , Spanja dhe Polonia ishin në mesin e shteteve kryesore të BE-së, qytetarët e të cilëve votuan dje.
400 milion evropianë kanë patur të drejtë vote për të zgjedhur 751 deputetët e Parlamentit Evropian që do ta mbajnë këtë pozitë deri në 2019-ën.
Votimi pritet ta konfirmojë dominimin e qendrës pro-evropiane pavarësisht që është rritur mbështetja për ekstremin e djathtë dhe të majtë