Pjesëmarrja e Kosovës dhe Serbisë, kusht për Moratinos
Bruksel, 29 prill - Përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Evropian paralajmërojnë se nuk do të marrin pjesë në Samitin e Sarajevës, nëse aty nuk do të marrin pjesë Serbia dhe Kosova.
Katerine Ashton, komisare evropiane për politikë të jashtme, dhe Stefan Fule, komisar për zgjerim, i kanë bërë të ditur ministrit të Jashtëm spanjoll, Miguel Angel Moratinos, vendi i të cilit mban Presidencën e radhës të BE-së, se nuk do të marrin pjesë në konferencën BE-Ballkani Perëndimor, nëse ai nuk siguron pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve, vecanërisht Koosvës dhe Serbisë.
E përditshmja Dnevnik citon burime ndërkombëtare, sipas të cilave, Fule nuk ka nënshkruar pjesëmarrjen e tij në ftesat e dërguara vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor për samitin e 2 qershorit, për shkak se nuk është garantuar pjesëmarrja e të gjithë aktorëve.
Ndërkohë, firmën tek ftesta e ka hedhur ministri i Jashtëm spanjoll, Moratinos.