Piter Feith dënon dhunën në veri të Mitrovicës
Prishtinë, 10 nëntor - Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar (ICR) Pieter Feith e dënoi të enjten incidentin e dhunshëm në Kroin e Vitakut i cili ndodhi të mërkurën mbrëma, në të cilin disa persona u plagosën dhe një person e humbi jetën.
Vdekja e një personi është tragjedi për familjen e tij dhe komunitetin, por në çfarëdo rrethane, sipas Feith ky incident nuk duhet lejuar që të shfrytëzohet si pretekst për të ngritur tensionin dhe frikën në rajon.
U bëj thirrje të gjithë njerëzve në komunitet që të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës dhe tia mundësojë asaj kryerjen e hetimeve sa më efikase që të jetë e mundur."
"Kjo është mënyra e vetme për ta zgjidhur këtë incident pa vonesë dhe për të sjellë drejtësinë për ata që kanë marrë plagë dhe për vdekjen e një anëtari të familjes, ka thënë Feith.