11 Janar 2025

Pikat e Ashtonit nuk zbatohen njëanshëm

Bruksel, 8 prill - Duket i pamundur rinegocimi i draftmarrëveshjes së baroneshën Catherine Ashton mes dy vedneve ballkanike, Serbisë dhe Kosovës.

Duket sikur koha është kthyer pas dhe të kujton momentin kur të dy vendet nuk arritën të merreshin vesh për Planin e Ahzisaarit në Vjenë, por që të njëanshëm e pati zbatuar Kosova me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë.

Por, ishte pikërisht refuzimi i Serbisë dhe i serbëve në veri të vendit që bëri që Plani Ahtisari të mos mund të zbatohet në komunat veriore.

Pavarësisht faktit që palë në zbatimin e kësaj marrëveshjeje parashihen të jenë jo vetëm Prishtina e Beogradi, por edhe Bashkimi Evropian dhe NATO – përkatësisht KFOR-i, një firmë serbe në draftin e Ashtonit konsiderohet si e domosdoshme për zbatim, shkruan Tribuna.

Autoritetet e Kosovës nuk kanë kontroll në veri, përderisa Serbia ruan ende ndikimin e saj atje, sado që serbët duken të revoltuar me negociatat e fundit.

Bazuar në pozicionet aktuale politike, Prishtina, përmes kryeministrit Hashim Thaçi ka shprehur gatishmërinë dhe vullnetin për t’u rikthyer në Bruksel, jo për të negociuar tutje, por për të nënshkruar marrëveshjen.

Përderisa pala serbe, një draft të tillë e konsideron të papranueshëm, por duke zbatuar disa taktika negociuese, nuk i ka thënë përfundimisht jo draftit të shefes së diplomacisë evropiane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)