Pika e marrëveshjes në Ukrainë
Kiev, 22 shkurt - Presidenti ukrainas, Viktor Janukoviç, nënshkroi një marrëveshje me përgjegjësit e opozitës, për ti dhënë fund krizës politike në vend, që shkaktoi rreth 80 të vdekur në tre ditë në Kiev.
Më poshtë vijojnë pikat më të rëndësishme të marrëveshjes:
- Rivendosja e Kushtetutës së vitit 2004:
Brenda 48 orëve pas nënshkrimit të marrëveshjes, një ligj do të miratohet që rivendos Kushtetutën e vitit 2004, por duke marrëmarrasysh edhe amendamentet që janë votuar më pas.
- Qeveri e bashkimit kombëtar:
Nënshkruesit marrin angazhimin për krijimin e një koalicioni dhe të një qeverie të bashkimit kombëtar, brenda 10 ditëve që do të vijojnë vendosjen e Kushtetutës së vitit 2004.
- Reformë kushtetuese:
Puna për krijimin e reformave kushtetuese, që do të vendosë një ekuilibër mes pushtetit të presidentit, qeverisë dhe parlamentit, do të fillojnë menjëherë dhe do të përfundojnë në shtator 2014.
- Zgjedhje presidencaile të parakoshme:
Zgjedhjet presidenciale duhet të mbahen para dhjetorit 2014.
Do të miratohen ligje të reja elektorale.
- Hetim:
Do të kryen hetime mbi dhunën e kryer gjatë manifestimeve nën mbikqyrjen e përbashkët të autoriteteve, të opozitës dhe të Këshillit të Evropës.
- Dhuna dhe pushtimi i rrugëve:
Autoritetet nuk do të vendosin gjendjen e jashtëzakonshme.
Autoritetet dhe opozita do ti mënjanohen përdorimit të dhunës.
Parlamenti do të miratojë një ligj të ri administrativ.
Të dyja palët do të ndërmarrin një sforcim serioz për rikthimin e normalitetit në qytete dhe fshatëra, me largimin nga godinat administrative dhe publike, si dhe nga rrugët, parqet dhe sheshet.
Armët e shpërndara ilegalisht duhet ti dorëzohen Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Qeveria do të përdorë forcat e rendit vetëm për mbrojtjen e godinave publike.