Philip Reeker sot viziton Kosovën

Prishtinë, 17 gusht - Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit (ZND) për Evropë dhe Evroazi, Philip T. Reeker, sot arrinë në Kosovë për të zhvilluar një vizitë zyrtare.
Sipas njoftimit nga ambasada amerikane në Kosovë, axhenda e tij përfshin takimet me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi si dhe me anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar.
Reeker po ashtu do të vizitoj edhe Manastirin e Graçanicës ku do te takohet me zyrtaret e lartë të Kishës Ortodokse Serbe.
Reeker dje ka qëndruar në Shkup, ku nga zyrtarët maqedonas ka kërkuar zgjidhje të shpejtë të kontestit të emrit me Greqinë.